Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini thotë se Qeveria nuk e ka dhënë asnjë cent për ndërtimin e rrugës në hyrje të këtij qyteti.
Gjini në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se krejt investimi është bërë nga komuna, ndërsa shton se ka eksponentë të VV’së në këtë komunë që dalin nëpër kafe dhe thonë se Qeveria e ka bërë këtë projekt.
“Krejt investimi i komunës është. Janë disa eksponentë të VV’së në Gjakovë edhe dalin nëpër kafe sepse kshtu smunden, edhe thojnë njerëzve Qeveria e ka bo. Asnjë cent qeveria nuk e ka bo për këtë projekt. Unë as nuk kom lyp, nuk jam tu u anku. Ky është projekt i komunës. Punë fizike janë bërë diku 6 muaj. Totali ka qenë 5.2 milionë euro. Shpronësime dhe rrënime ka pas shumë, diku e kalon 8 milionëshi totali”, tha ai.