Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë

by Nexhat

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku pas rrjedhjes së dyshuar të gazit, humbën jetën 47-vjeçari Altin Maksuti dhe 56-vjeçari Vladimir Bengu.

A2 CNN njofton se shtetasi Altin Maksuti jetonte në Greqi, por ditët e fundit është kthyer në Shqipëri për të bërë disa punime në banesën e tij

banner

Po ashtu mësohet se së bashku me kushëririn e tij Vladimir Bengu kanë qenë në gjumë, ndërsa ngrohësja me gaz ka patur rrjedhje, çka ka bërë që të dy të humbin jetën

Kanë qenë familjarët të cilët kanë njoftuar Policinë duke thënë se nuk lidhen dot me këta persona. Pasi policia ka shpërthyer derën i ka gjetur të dy të vdekur.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy