Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ndaj dy personave.
Ata dyshohet se më 25 qershor të vitit të kaluar në bashkëkryerje dhe me dashje i kanë privuar nga jeta tani të ndjerët B.I dhe H.I
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se të pandehurit Gj.Gj., dhe Z.A., me dt.25.06.2023, në f.sh.”M…” – K.Gjakovë, duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje privojnë nga jeta tani të ndjerët B.I., dhe H.I., ku në ditën kritike dy të pandehurit takohen me viktimat në rr.”Q…” në f.sh.”M…”, dhe në fjalosje e sipër të pandehurit kanë shtënë me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimave, ku si pasojë ndërrojnë jetë viktimat B.I., dhe H.I. “
“Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në bashkëkryerje”, nga neni 173 par.1, pika 1.11, lidhur me nenin 31, të KPRK-së. Po ashtu në pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës, dy të pandehurit Gj.Gj., dhe Z.A., secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par.1, të KPRK-së. Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.”