Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier, i ndan mirënjohjen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”

by Nexhat

Në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier e ka pritur sot edhe kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, që njëherit është edhe kandidat për kryeministër.

“I pari që ka ardhur në shtëpinë e re të Aleancës, ka qenë miku i madh dhe aleati i Kosovës, Ambasadori Amerikan, Jeffrey M. Hovenier.  Po në këtë shtëpi, sot e pritëm në takimin lamtumirës të tij si ambasador e si mik.”

banner

Haradinaj ka thënë se Hovenier ishte më shumë se ambasador. Sipas tij ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën.

“Jeffrey Hovenier, ka qenë shumë më shumë se sa Ambasador. Ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën. E jashtëzakonshme ka qenë ndihma e tij edhe në kapërcimin e sfidave me të cilat jemi përballur gjithë këto vite si dhe në forcimin e demokracisë në vend.”

Ai ia ka ndarë Hovenierit mirënjohjen “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet”.

“Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë midis popullit të Kosovës dhe atij amerikan, Ambasadorit Hovenier, sot i kam ndarë mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy