Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka prezantuar kandidatët për deputetë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku partia e tij garon bashkë me GUXO e Alternativa,
Kurti në fund të kësaj ngjarje, ka kërkuar përkrahje drejt synimit për të realizuar dëshirën e 500 mijë votave.
Kurti pasi ka falënderuar pjesëmarrësit në ngjarjen e prezantimit të kandidatëve për deputetë, ka dalë paksa jashtë skenarit dhe atyre që i kishte të shkruara në letër, duke iu rikthyer edhe një herë mikrofonit me zë rë lartë duke iu thënë se “nëse ju më doni mua 50 % sa iu dua unë, do t’i marrim 70 %”.
“Nëse ju mdoni mu 50 %, sa iu du unë juve, këna me i marrë 70 %, faleminderit shumë”, e mbyll Kurti fjalimin.