Joseph: Maqedonia e Veriut nuk mund të përballojë të jetë një fatkeqësi e tretë ballkanike, Marrëveshja e Ohrit është “e shkëlqyer dhe e drejtë”

by Nexhat

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ballkanit, profesori amerikan Edward Joseph, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, duke iu përgjigjur pyetjes rreth akuzave nga BDI për iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, tha se Marrëveshja Kornizë e Ohrit është “e shkëlqyer dhe e drejtë” dhe se nëse ka dyshime për respektimin ose zbatimin e saj, vendi duhet t’i sqarojë ato në konsultim me aleatët.

“E vetmja e ardhme që mund ta ruajë Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtet sovran të pavarur dhe trashëgiminë e maqedonasve dhe shqiptarëve që jetojnë këtu është përmes mirëmbajtjes dhe respektimit të këtij vendi si shtet unitar dhe sovran, dhe kjo është ajo që Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Nuk ka ndarje territoriale në të, nuk ka kantone, asnjë entitet… Ne e shikojmë Bosnjën dhe themi se kjo është një fatkeqësi. Ne e shohim Kosovën dhe situatën në veri dhe refuzimin për ta njohur atë, një fatkeqësi

banner

Maqedonia e Veriut nuk mund të përballojë të jetë një tjetër fatkeqësi e tretë ballkanike. Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një marrëveshje e shkëlqyer dhe e drejtë dhe nëse keni mosmarrëveshje rreth saj, diskutoni ato, konsultohuni me miqtë tuaj. Këtu janë SHBA dhe BE, konsultohuni me ta dhe bëni zgjidhje të drejta. Jam i sigurt se ato mund të bëhen,” tha Joseph.

I pyetur nëse sheh një efekt nga përfshirja e zyrtarëve nga vendi në “listën e zezë” të SHBA-së, Joseph thotë se hapa të tillë janë “të nevojshëm dhe korrekt”, por edhe se është zhgënjyese që ka nevojë që SHBA të ndërmarrë ato, pas shumë vitesh tranzicioni nëpër të cilin kaluan qytetarët e vendit.

“Në një kuptim, mund të shihet si një hap pozitiv, konstruktiv dhe i kuptueshëm. Në të njëjtën kohë, është zhgënjyese që shumë vite pas të ashtuquajturit tranzicion shohim nevojën që SHBA të ndërmarrë hapa të tillë, të cilët nga ana tjetër janë të domosdoshëm dhe korrekt. Por le të kthehemi te pjesa e parë. Treguesi më i mirë se një vendim i tillë ishte i saktë nga SHBA-të, të cilat fatkeqësisht duhej ta futnin në “listën e zezë” ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, është se vetë BDI-ja tha se e respekton vendimin. Fakti që BDI-ja e tha këtë dhe e theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA-në, ky është një hap pozitiv”, tha Joseph.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy