Kosova i ka 30 mijë e 902 banorë analfabetë, kështu tregojnë rezultatet e ASKsë

by engel

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e para përfundimtare, nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Sipas rezultateve të ASK-së del se numri i përgjithshëm i popullsisë analfabete, është 30 mijë e 902 banorë. Ndërkaq në vitin 2011 numri i popullsisë analfabete ishte dhe më i lartë, 55 mijë e 001.

banner

Popullsia pa arsim formal, pa nivel të përfunduar të arsimimit që dinë shkrim-lexim janë 24 mijë 408 banorë. E që është dukshëm më i vogël se në vitin 2011, ku ishin 82 mijë e 188.

Ndërkaq po ashtu sipas të dhënave të ASK-së janë 233 mijë e e 559 banorë të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë. Ndërkaq me arsim të mesëm të lartë të përfunduar janë janë 475 mijë e 809 banorë

Popullsia me arsim të mesëm të ulët të përfunduar janë 389 mijë e 030 e që është numër më i vogël se sa në vitin 2011, ku numri i personave që kishin përfunduar arsimin e mesëm të ulët ishte 501 mijë e 617 banorë.

Popullsia me arsim fillor të përfunduar është 186 mijë e 020 banorë. Ndërkaq në vitin 2011 numri i banorëve me arsim fillor të përfunduar ishte 245 552.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy