Krasniqi bashkë me Hamzën presin në takim lamtumirës Hovenier: Mik i çmuar i joni – Kënaqësi që bashkëpunuam
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryeministër Bedri Hamzën, e kanë pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier,
Krasniqi në emër të PDK-së ka shprehur mirënjohje ndaj Hovenier për kontributin e tij në proceset dhe situatat sfiduese për Kosovën.
‘‘Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë!’’, ka thënë pos tjerash ai.
Në takim nga PDK-ja ka qenë edhe Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme.
Postimi i plotë:
Pata nderin të pres në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – mikun tonë të çmuar, Jeffrey Hovenier.
Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorit Hovenier i shpreha mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në procese dhe situata sfiduese për Kosovën. Me këtë rast, ia dhurova fotografinë tonë të përbashkët nga takimi ikonik i vitit 2010, si pjesë e delegacioneve të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënpresidentit Joe Biden
Po ashtu, ia dhurova edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës për ta falënderuar për angazhimin e tij të palodhur në avancimin e interesave të përbashkëta mes shteteve tona.
Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë!