Liburn Aliu lajmërohet nga Aeroporti, tregon se si fluturimet s’anulohen më shkaku i kushteve atmosferike

by Nexhat

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka qëndruar sot në Aeroportin e Prishtinës. Aliu përmes një postimi në profilin e tij ka thënë se trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike, meqë Qeveria e Kosovës ka investuar në sistemin e avancuar të aterimit “ILC CAT 3B”, shkruan Express.

 Ministri Aliu ka thënë se koha kur anuloheshin fluturimet për shkak të motit të keq kanë mbetur në histori

banner

 “Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori!”, ka shkruar Aliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy