Osmani takohet me Musar: Mbështetja e Sllovenisë ka luajtur rol të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman, e ka pritur sot në një drekë punë homologen sllovene, Natasa Pirc Musar.

Osmani ka thënë se Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngushtë të Kosovës.

banner

“Duke folur për marrëdhëniet bilaterale me Slloveninë,  Presidentja Osmani ka potencuar se Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngushtë të Kosovës, mbështetja e vazhdueshme e së cilës ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.”

Presidentja Osmani e ka njoftuar “për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrimin euroatlantik, si dhe për thellim të vazhdueshëm të raporteve me Slloveninë”.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani ka shprehur po ashtu mirënjohjen e thellë në emër të qytetarëve të Kosovës për trupat sllovene që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, e të cilët Presidentja Musar i ka vizituar mbrëmë me rastin e festave të fundvitit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy