Deputetët e PD-së janë shfaqur të tensionuar gjatë seancës plenare me kolegun e tyre Agron Shehaj, kreu i partisë Mundësia
Përveç incidentit me Flamur Nokën, një tjetër incident ishte ai mes Xhelal Mziut dhe Agron Shehajt. Teksa deputeti i PD-së i Qarkut Dibër, Mziu po mbante fjalën në Kuvend, Shehaj qëndronte në foltore dhe ishte në një lidhje me rrjetet e tij sociale, nga ku jepte mesazhet e tij
Në një moment, Mziu ka humbur qetësinë, dhe duke iu drejtuar Shehajt i tha “pusho ti o papagall, o patericë e Qeverisë”.
Por nuk ka mjaftuar me kaq! Mziu ka rrëmbyer një bidon uji dhe ka tentuar të godasë Shehajn, ndërsa e ka shoqëruar veprimin me një seri sharjesh dhe fyerjesh në drejtim të tij