Qëllohet me armë deputeti i Parlamentit, më pas vdes nga plagët e marra

by engel

Një ligjvënës në Abkhazi, një rajon i shkëputur gjeorgjian i mbështetur nga Rusia, u qëllua për vdekje brenda ndërtesës së Parlamentit. Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur shërbimi për shtyp i Presidencës së rajonit.

Mësohet se ligjvënësi Vakhtang Golandzia vdiq nga plagët e marra në të shtënat në ndërtesën e Parlamentit, tha zyra e shtypit e Presidentit në detyrë, Badra Gunba, në një postim në Telegram.

banner

Ndërkohë mësohet se një tjetër deputet mbeti i plagosur në krah, shkruan A2 CNN.

Agjencia shtetërore e lajmeve Abkhaziane Apsnypress tha se ministria e brendshme kishte identifikuar një ligjvënës tjetër, Adgur Kharazia, si të dyshuar për të shtënat, dhe se ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se Abkhazia u shkëput nga kontrolli i Gjeorgjisë në një luftë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy