“SHBA kanë dashur ta ndërtojnë gazsjellësin në Kosovë, Albin Kurti e ka refuzu – Ia mundësoi Serbisë” – Ardian Gjini thotë se Kurti ia humbi mundësinë Kosovës

by Nexhat

Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se gjatë pushtetit të Albin Kurtit “mafia energjetike e ka kapur Kosovën”.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se SHBA-ja ishte e gatshme të ndërtojë gazsjellësin, poqë Albin Kurti e refuzoi.

banner

Sipas Gjinit, qëllimi ishe që Kosova të mos varej nga askush në sferën energjetike.

“Mafia energjetike e ka kapur Kosovën në kohën e Albin Kurtit, kurrë përpara, çka dmth termocentrali i ri? Kosovës i ështe ofru gazi likuid natyror prej Selanikut me ardh në Kosovë, SHBA-ja premtun që i kanë dhënë parët për me ndërtu gazsjellësin deri në Kosovë, i cili kish me mundësu ne me prodhu energji elektrike në Kosovë pa u varur, me i pas kapacitetet tona, mos me u varur prej Serbisë as prej kërkujt. Albin Kurti e ka refuzu gazsjellësin”, ka thënë Gjini.

Tutje, Gjini tha se Kurti këtë ia mundësoi Serbisë, duke ia humbur mundësinë Kosovës që t’i kalonte gazsjellësi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy