72
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ribariq-Mitrovicë, në të cilën është përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës dhe tre policë kanë mbetur të lënduar.
Siç merr vesh Sinjali, vetura e Policisë është rrokullisur, ndërsa policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme për rastin.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.