Bayern Munichu shkatërron RB Leipzigun për të vazhduar si lider i vetëm

by Nexhat

Bayern Munich ka triumfuar 5-1 përballë RB Leipzig në kuadër të javës së 15-të në Bundesliga.

Kaloi vetëm një minutë lojë dhe Jama Musiala kaloi Bavarezët në epërsi me asistimin e Michael Olise.

banner

Por, mysafirët reaguan shpejtë me anë të Benjamin Seskos (2’), që u asistua nga Loic Openda për rezultatin 1-1.

Kevin Lamier e riktheu epërsinë për Bayernin në minutën e 25-të, kur Olise kompletoi edhe asistimin e tij të dytë.

Kaluan 11 minuta lojë dhe Joshua Kimmich shënoi për 3-1, me Musialan që ishte në rolin e asistuesit.

Bayern Munich e dominoi pjesën e dytë, duke shënuar dy gola për ta vulosur fitoren e tyre.

Në minutën e 75-të, Leroy Sane shënoi për 3-1, gjersa Alphonso Davies ishte asistuesi.

Tre minuta më vonë, Davies ndryshoi rol, nga asistues në golashësnues, me Kimmich që e shërbeu shumë mirë kanadezin.

Bayern Munich vazhdon si lider me 36 pikë, shtatë më shumë se Bayer Leverkuseni që ka një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 16-të takohen me Borussia Monchengladbach.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy