22
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka treguar se ka marrë dhuratë një pikturë nga Rexhep Selimi, i cili aktualisht po përballet me drejtësinë në Hagë.
“I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes kryetarit të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar kryeministri Rama, në Facebook.
“Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”, ka theksuar Rama.