Në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë, të mbajtur sot, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka theksuar rëndësinë historike të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ai vuri në dukje rolin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në proceset e lirisë, pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës.
“Para 10 vitesh, nën udhëheqjen e kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Rama, është mbajtur mbledhja e parë e të dy qeverive. Ajo ka qenë shpallje e një partneriteti strategjik. Pa Shqipërinë nuk do të kishte as liri dhe as pavarësi,“ tha Hoxhaj.
Ai shtoi se Shqipëria nuk ka pasur vetëm një rol solidar, por një rol vendimtar për Kosovën, duke lobuar për njohjen ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
“Kudo që Kosova nuk ka mundur të jetë pjesë e tryezave apo të flasë vetë, ka qenë zëri dhe prania e Shqipërisë si përfaqësim i saj”, tha Hoxhaj.
“Duke iu referuar marrëdhënieve me Serbinë, Hoxhaj tha se Serbia ka hequr dorë nga zgjidhjet politike dhe po tenton t’i zëvendësojë ato me qasje ushtarake. Ai ftoi qeveritë dhe kuvendet e të dy vendeve që të përqendrohen në qëllime strategjike, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO si një objektiv madhor”.
“I ftoj qeverinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe kuvendet, që të ndjekin një qëllim më të lartë, që duhet ta ketë Kosova, dhe ai është anëtarësimi i Kosovës në NATO”, përfund