Doarsa Kica Xhelili, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka reaguar ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, pas një deklarate të bërë nga kjo e fundit në lidhje me punëtorët e administratës publike, shkruan Gazeta Express.
Deputetja e LDK-së i është drejtuar Gërvallës duke i thënë se është mirë që e kanë kuptuar që po e qeverisin një shtet të cilit i janë bërë kundërshtar.
Postimi i plotë:
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, paska deklaruar se punëtorët e administratës publike i ka opozitë.
Dmth:
Administrata Publike – Opozitë (prej të cilëve, gjysma i patën votuar këta)
Gjykatat – Opozitë
Prokuroritë – Opozitë
Gazetarët – Opozitë
Televizionet – Opozitë
Bizneset – Opozitë
Opozita – Opozitë
Shiko – mirë që e keni kuptuar që po e qeverisni një shtet të cilit ju keni bërë kundërshtar.
Po hallit të propagandës suaj për vota si t’ia bëjmë tash? Se s’po ua qet matematika më.