Kurti: Ne besojmë që Shqipërinë e kemi në krahë, për të kaluar pengesat për anëtarësim në NATO

by Nexhat

Në Prishtinë është duke u mbajtur seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fjalimin e tij u shpreh i lumtur për mbledhjen e dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë,

banner

“Dy shtetet tona, edhe pse te themeluara me një distancë kohore njëri nga tjetri, janë shprehje politike, e së njëjtës aspirate shekullore shqiptare për ruajtjen e identitet dhe bashkimin kombëtar”, theksoi ai

Kurti foli për disa nga të arriturat e përbashkëta ku tha se Shqipëria është partneri kryesor tregtar i Kosovës. Ai përmendi edhe tregun e përbashkët energjetik, lëvizjen pa kontrolle në kufi, vendkalimet e reja kufitare, hapjen e zyrave doganore, e të tjera të arritura.

Kryeministri po ashtu deklaroi se ka ende shumë punë për të bërë si qeveri e si kuvende

“Kemi shumë punë për të bërë, si qeveri e si kuvende për qytetarët e dy republikave tona. Kosova dhe Shqipëria janë kontribuues të paqes në rajon e Ballkanin Perëndimor”, potencoi ai.

Kurti gjithashtu foli edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se tash më shumë se kurrë duhet të bëhet anëtarësimi në këtë organizatë, derisa theksoi se “Ne besojmë që Shqipërinë e kemi në krahë, për të kaluar pengesat për anëtarësim në NATO”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy