LeBron James vazhdon të vendosë rekorde të reja në NBA dita ditës dhe i fundit ka mbërritur në duelin e mbrëmshëm kundër Sacramento Kings.
Në fitoren 113:100 të Los Angeles Lakers kundër Sacramento Kings, LeBron James theu edhe një rekord tjetër.
Ylli i LA LAkers kaloi legjendën Kareem Abdul-Jabbar dhe u bë lojtari me më shumë minuta të luajtura në historinë e NBA.
James luajti 34 minuta kundër Sacramento, dhe ka kaluar gjithsej 57,471 minuta në fushën e NBA deri më tani, ndërsa rekordi i Abdul-Jabbar ishte 57,446 minuta.
Sezonin e kaluar, James mori një tjetër titull të madh nga Abdul-Jabbar, dhe është ai për koshashënuesin më të mirë në historinë e NBA.