Rreth 50 mijë votues janë regjistruar jashtë Kosovës

by Nexhat

Procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë po shënon progres, me rreth 50 mijë persona të regjistruar deri më sot.

Rreth 50 mijë votues janë regjistruar jashtë Kosovës.

banner

Megjithatë, afati për regjistrim po i afrohet fundit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit duhet të regjistrohen deri më 26 dhjetor 2024, për të pasur të drejtën e votës.

Kryeministri Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, gjithashtu i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen sa më parë dhe mos ta lënë ditëve të fundit.

“Pa regjistrim nuk mund të votoni, prandaj ftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë që ende nuk janë regjistruar të veprojnë sa më parë”, shkruan Kurti.

Për të kryer procesin e regjistrimit, qytetarët duhet të përdorin platformat online të ofruara nga KQZ, ose të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar përmes postës elektronike apo asaj tradicionale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy