Sulmi terrorist në Magdeburg/ Rama: Jam i tmerruar nga ky akt barbar! Shqipëria është përkrah Gjermanisë në këtë moment të dhimbshëm

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist që tronditi Gjermaninë mbrëmjen e kësaj të premte që la pas të vdekur dhe të plagosur, pasi një automjet hyri me shpejtësi në tregun e krishtlindjeve të Magdeburgut dhe mori para njerëzit

Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria solidarizohet me Gjermaninë në këto momente të dhimbshme duke shtuar se “mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstemizmit të dhunshëm”

banner

Reagimi i Ramës:

Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, që mori jetë të pafajshme dhe plagosi shumë te tjerë gjatë festimeve në Marketin e Krishtlindjeve. Shqipëria e dënon ashpër këtë akt barbar dhe qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm. Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy