Dëmtohet rëndë Ambasada e Shqipërisë në Kiev nga sulmet Ruse

by engel

Rusia ndërmori një seri sulmesh me raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke lënë pas dy të vrarë e dhjetëra të plagosur. Bombardimet e orëve të fundit shkaktuan një valë të madhe tymi e flakësh mbi Kiev, ndërsa raketat prekën edhe ambasadën shqiptare.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller në një postim në rrjetin e tij social ‘X’ shprehet se SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit që vrau një civil dhe dëmtoi ambasadën e Shqipërisë në Ukrainë.

banner

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit sot që vrau një civil dhe dëmtoi një ndërtesë ku priten disa misione diplomatike, duke përfshirë objektet e partnerëve tanë Shqipërinë, Argjentinën, Çekinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Portugalinë”, shkruan ai.

Sulmet me raketa ruse dëmtuan ditën e djeshme (20 dhjetor) Ambasadën shqiptare në Kiev. Si pasojë e sulmit nuk ka të lënduar, ndërsa raketat dëmtuan edhe godinat e ambasadave të tjera, mes tyre atë të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënoi ashpër këto sulme, duke i cilësuar si një akt të papranueshëm që godet themelet e diplomacisë ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy