Edward Joseph: Kosova nuk e kotrollon veriun, atë e bën KFORi

by engel

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialisti i Ballkanit, Edëard Joseph, ka thënë se Kosova duhet të përfitojë dhe të krijojë fatin e saj pozitiv për anëtarësim në NATO, duke përmendur në veçanti veriun e vendit.

Joseph ka thënë se Kosova nuk e ka nën kontroll veriun, pasi siç theksoi ai, në atë pjesë ka shumë prezencë të policisë dhe KFOR-it.

banner

“Duhet ta kuptoni, është shumë e rëndësishme që shikusit tuaj ta kuptojnë se nuk ka territor pa popull. Po e përsëris. Nuk ka territor pa popull. Nuk po e merr veriun. Ne nuk kemi nevojë të mendojmë për serbët që jetojnë atje. Ky është realiteti. Realiteti është se Kosova nuk e kontrollon veriun”, ka thënë Joseph.

Si pasojë e moskontrollit në veri dhe faktorëve të tjerë, Joseph ka deklaruar se Kosova nuk është plotësisht shtet sovran, duke thënë se “Kosova duhet të përfitojë kontrollin dhe vetëvendosjen e vërtetë”.

“Duhet të kujtojmë, në fund të fundit, Republika e Kosovës po mbështetet në NATO, në trupat e KFOR-it për mbrojtjen e saj. Është, në këtë kuptim, protektorat. Ju nuk jeni një shtet plotësisht sovran. Pra, kjo është çfarë po them. Ju duhet të rifitoni kontrollin e fatit tuaj, vetëvendosjen e vërtetë. Ju dëshironi të jeni vërtet të vetëvendosur”, ka thënë Joseph.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy