Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.
Nga BDI thonë se shtë rritur numri i foshnjave të vdekura në Klinikën për Fëmijë si shkak i keqmenaxhimit, teksa po i njejti menaxhment feston festat e fundvitit duke e quajtur vitin 2024 si të suksesshëm
“Në një kohë kur faqet e para të lajmeve raportojnë vdekjen tragjike të 20 fëmijëve në vetëm gjashtë muaj në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, menaxhmenti i kësaj klinike zgjedh të publikojë fotografi nga festimet e fundvitit të paguara me mjetet buxherore duke e shpallur vitin si të “suksesshëm”. Kjo është një goditje e rëndë për familjet që kanë humbur fëmijët e tyre dhe për qytetarët që presin ndjeshmëri dhe përgjegjësi nga institucionet shëndetësore. Por skandali nuk përfundon këtu. Në vend që të ndërmerrte hapa konkretë për të adresuar këtë krizë, Ministri i Shëndetësisë është angazhuar në manovrimie partiake se cila parti do dominojë mbrenda në Vlen. Ky kombinim i papërgjegjshmërisë dhe indiferencës është i papranueshëm. Është koha për dorëheqje, për hetime serioze dhe për rikthimin e përgjegjësisë në sistemin tonë shëndetësor”, thonë nga BDI.