ASH: Izet Mexhiti po i keqpërdorë zyrat shtetërore si shtabe partiake

by Nexhat

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës kanë kritikuar zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti se po keqpërdorë zyrat shtetërore për aktivitete dhe qëllime të ndryshme partiake.

Nga ASH thonë se institucionet shtetërore po shndërrohen në shtabe partiake

banner

“Institucionet shtetërore dhe zyrat e shtetit po shndërohen në shtabe partiake. Funksionarët e VLEN çdo ditë e më tepër po keqpërdorin zyrat e shtetit për aktivitete dhe qëllime të ndryshme partiake. Në zyrat e ministrive mbahen takime me strukturat partiake, promovohen anëtarë dhe mbahen edhe mbledhje të degëve. Së fundmi, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, në ditë fundjave ka zhvilluar takim me anëtarë partiak në zyrat e ministrisë së tij dhe prej aty ka publikuar fotorafi për qëllime propagandistike partiake. Këto veprime janë forma më e ulët e keqpërdorimit të pushtetit dhe degratimit të vetë shtetit. Zyrat dhe ministritë duhet të shërbejnë për punë në dobi të qytetarëve dhe jo për qëllime partiake. Ftojmë Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe të gjtha organet kimpetente që të sanksionojnë këtë shkelje të rëndë nga zyrtarët qeveritarë të koalicionit Vlen. Pyesim zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë se a i sheh çfarë bëjnë bashkëpartiakët e tij, apo ai është aty për t’i mbrojtur ata dhe keqpërdorimet e tyre”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy