Bajrami: Qeveria që i ka dyfishu faturat e rrymës e tatimin në pronë po tenton të blejë vota me para të taksapaguesve

by Nexhat

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa komentoi vendimin e Qeverisë për t’i ndarë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët më pak se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Hykmete Bajrami shkroi në Facebook se kështu Qeveria e Albin Kurtit po tenton të blejë vota.

banner

“Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota”, shkroi ajo.

“Qeveria e cila gjatë mandatit i ka dyfishu faturat e energjisë elektrike, e ka dyfishu tatimin në pronë, i ka poshtru shërbyesit civilë, i ka fy sindikatat, e ka dëtyru njësinë elitare të Policisë me dalë në protestë, i ka mbetë ushtria pa bukë e policët pa këpuca, i ka maltretu prindërit dy vite radhazi me blerjen e librave, qeveria në mandatin e së cilës janë rritë çmimet si kurrë më pare, sot me para të taksapagusëve po tenton me ble vota”, shtoi Bajrami.

Deputetja tha se “janë 4 vjet të humbura” me qeverinë aktuale.

“Jeni në panikë, por as kjo skemë nuk ju shpeton dot. Me 9 shkurt votohet për ndryshim jo për lëmoshë!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy