Barcelona e gatshme të shtyjë Lewandowskin drejt largimit nga klubi në verë

by Nexhat

Robert Lewandowski ka pasur një fillim fantastik të sezonit, duek shënuar 23 gola në 24 paraqitje për Barcelonën.

Sidoqoftë, ai ka vuajtur shumë së fundmi pasi ka shënaur vetëm një gol (ndaj Real Betisit) në pesë ndeshjet e fundit.

banner

Mbrëmja e së shtunës i la të zhgënjyer blaugranasit pas humbjes së pësuar ndaj Atletico Madrid, veçanërisht paraqitja e dobët e Lewandowskit i cili humbi disa mundësi të mira shënimi.

Kjo ka bërë që presioni mbi supet e reprezentuesit polak të rritet dhe të ketë më shumë kërkesa për Barcelonën që ta transferojnë një sulmues të ri në verë.

Siç qëndrojnë gjërat, Lewandowski do të vazhdojë të mbetet sulmuesi titullar për sezonin 2024/2025, ani pse mediumi spanjoll Sport ka thënë se disa persona në bord duan të shtyjnë për largimin e tij nga ekipi.

Vlen të theksohet se Lewandowski do të mbushë 37 vjet sezonin e ardhshëm kështu që nuk mund të llogaritet se do të jetë i gatshëm të luajë çdo tri ditë.

Blaugranasit janë në dijeni të kësaj situate dhe tashmë po eksplorojnë tregun në kërkim të një zëvendësuesi të tij, diçka e vështirë për shkak të problemeve të tyre financiare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy