BDI: Qeveria le ta miratojë ligjin për masat restriktive, le të mos mbrojë interesat e oligarkëve të privilegjuar

by Nexhat

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media, pyet se përse Qeveria po e bllokon Ligjin për Masat restriktive.

Sipas tyre, Qeveria po mbron oligarkët e saj, pasi sipas këtij ligji personat e sanksionuar nga SHBA dhe BE do të penalizoheshin për pjesëmarrje në jetën politike

banner

Reagimi i plotë:

“Cilët oligarkë po mbrojnë veten?”

Pse Qeveria refuzon miratimin e Ligjit për masat restriktive, i cili i pengon personat e sanksionuar nga SHBA dhe BE të kenë qasje në jetën politike dhe burimet publike?

Ky ligj nuk është një zgjedhje, por një domosdoshmëri.

Refuzimi ose shtyrja e miratimit të tij ngre dyshime serioze për ndikimet e errëta dhe mbrojtjen e interesave të oligarkëve.

Publiku kërkon përgjigje të qarta: Për kë punon qeveria? Për qytetarët, apo për sponsorët e tyre dhe oligarkët e privilegjuar?

Masat kufizuese janë një test i integritetit dhe vendosmërisë për një të ardhme të drejtë dhe evropiane.

Çdo vonesë është akt tradhtie ndaj qytetarëve të këtij vendi”, thonë nga BDI.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy