Futbollisti kosovar Meriton Korenica po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij në elitën e futbollit rumun, atje ku luan në radhët e CFR Cluj.
Korenica u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren që Cluji e mori në shtëpi me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Otelul Galatit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Rumanisë.
Reprezentuesi kosovar shënoi golin e parë të këtij takimi dhe asistoi tek goli i tretë i ekipit të tij që u shënua në minutën e 83-të nga Beni Nkololo
Për paraqitjen e tij fantastike në këtë takim, Korenica mori notën 9.0 nga Sofascore e cila ishte më e larta se sa çdo lojtar tjetër në fushë.
Përveç golit dhe asistimit, Korenica pati edhe dy driblime të kompletuara, 26 pasime të sakta, katër pasime kyçe, një shans të madh për gol të krijuar, pesë duele të fituara dhe bëri tri ndërhyrje.
Me një fjalë ai ishte ku do që ekipi pati nevojë, si në fazën defanzive ashtu edhe në atë ofanzive për të marrë tri pikët e radhës në kampionat.
28-vjeçari ka 20 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në ligë ku tashmë ka arritur në shifrën e tri golave të shënuar dhe po aq asistimeve