Kurti mirëpret fillimin e shërbimeve nga Starlink në Kosovë: Një hap i madh për infrastrukturën digjitale

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur lajmin e fillimit të shërbimeve cilësore të internetit në vendin tonë, nga kompania Starlink e miliarderit Elon Musk.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale

banner

“Pas lëshimit të autorizimit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Starlink ka filluar shërbimet satelitore të qasjes në internet edhe në Kosovë.  Ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri tutje është shprehur se Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare

Shërbimet e kësaj kompanie në Kosovë i ka konfirmuar vetë Musk në një postim në X, ku shkroi shkurt: “Starlink në Kosovë”.

Starlink është shërbimi inovativ i internetit satelitor i krijuar nga SpaceX, kompania e hapësirës e drejtuar nga Elon Musk.

Ky sistem bazohet në një rrjet të dendur satelitësh të vendosur në orbitën e ulët të Tokës, të cilët ofrojnë lidhje interneti me shpejtësi të lartë dhe vonesë të ulët për përdoruesit në mbarë botë.

Synimi i Starlink është të sigurojë akses të internetit në zona rurale, të largëta ose të paaksesueshme nga infrastruktura tradicionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy