Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?

by Nexhat

Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend të Kosovës, këto ishin problemi që e përcollën vazhdimisht legjislaturën aktuale, kurse fajtore për mos kalimin e tyre po shihet vetëm legjislativi sipas njohësve politik.

Para afro 8 muajve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare LDK, PDK dhe AAK  për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative

banner

Pozitivisht këtij takimi iu përgjigj vetëm kryetari i PDK-së Memli Krasniqi

Kjo zhbllokoi ratifikimin e marrëveshje ndërkombëtare, pasi PDK filloi t’i votoi.

Por, gjithçka zgjati shkurt dhe marrëveshjet ndërkombëtare u bllokuan përsëri.

Kurse, autoritetin e numrave partia më e madhe në vend e tregonte në ligje, projektligje, e amendamente sikurse edhe në seancën e fundit me 5 dhjetor, ku qëndruan deri në 12 të natës

Por, pikat e vetme që dështuan t’i kalojnë ishin 3 marrëveshjet ndërkombëtare, meqë iu duhet një shumicë prej 81 votave.

Fajtore për këtë ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Alma Lama po e lë vetëm partinë në pushtet.

“Mendoj që është një qasje paradoksale, në radhë të parë partia në pushtet duhet t’i siguroj votat në parlamentin e Kosovës, për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare por gjuha që përdorë ndaj pjesës tjetër pra deputetëve pra ndaj opozitës është e tillë që i largon ata nga bashkëpunimi”, ka deklaruar Alma Lama, Ish-deputete e Kosovës.

E njëjta nuk sheh mundësinë e mbajtjes së ndonjë seance në periudhën e mbetur para zgjedhjeve të shkurtit 2025.

Ashtu njëjtë thotë edhe analisti politik Albinot Maloku që edhe ky fajin në tërësi ia hedh partisë në pushtet.

“Legjislatura aktuale e ka shfrytëzuar çdo mundësi që të jap kontributin e saj edhe në ratifikimin dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për rrjedhojë faji është i gjithë  anshëm e veçanërisht i mazhorancës që nuk ka ditur të ketë respekt ndaj opozitës në Kuvendin e Republikës”, ka theksua Maloku.

Sekretaria e Kuvendit të Kosovës më nuk ka pralajmëruar se mund të ketë seanca të rregullta brenda këtij viti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy