Ndryshime të mëdha në fazën e mbrojtjes – Real Madridi po planifikon transferimin e dy yjeve në atë pozitë

by Nexhat

Real Madridi po përgatitet që të ndajë rrugët me David Alaba dhe Eder Militao në një lëvizje që do të ndryshonte totalisht fazën e mbrojtjes.

Bordi i klubit është i shqetësuar për problemet e vazhdueshme me lëndimet që kanë pasur të dy lojtarët dhe si rezultat, janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat gjatë afatit kalimtar veror

banner

Militao u transferua nga Porto në verën e vitit 2019 për 50 milionë euro, por për shkak të lëndimeve të tij të vazhdueshme, veçanërisht në gju, Real Madridi ka filluar të ketë dyshime për gjendjen e tij fizike

Alaba në ndërkohë iu bashkua atyre si lojtar i lirë nga Bayern Munich në verën e vitit 2021 dhe deri para lëndimit kishte pasur paraqitje të shkëlqyeshme

Megjithatë, 32-vjeçari e këputi ligamentin e gjurit në fund të vitit të kaluar dhe nuk ka qenë në gjendje të luajë më për ‘Los Blancos’ që prej atëherë.

Real Madridi po shikon për t’i zëvendësuar ata dhe tashmë ka vendosur Virgil Van Dijk në listën e tyre të ngushtë sipas Football Transfers.

33-vjeçarit do t’i skadojë së shpejti kontrata me Liverpoolin dhe palët ende nuk kanë gjetur marrëveshje për rinovimin e saj. Marca më herët kishte raportuar se Van Dijk konsiderohet si një ‘përforcim ëndrrash’ për gjigantin spanjoll.

Jonathan Tah gjithashtu është në mesin e emrave të përmendur për ta përforcuar ekipin e Carlo Ancelottit.

28-vjeçarit do t’i skadojë në fund të sezonit kontrata me Bayer Leverkusenin, por për të ka një garë të ashpër pasi edhe Barcelona është shumë e interesuar për t’i siguruar shërbimet e tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy