“Sapo kemi filluar”: Studentët e pakënaqur me pushtetin, me mesazh pas protestës masive në Beograd të Serbisë (VIDEO)

by Nexhat

Pasi u mbajt në Beograd një tjetër protestë e madhe, ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, u shpreh edhe një organizatë e studentëve, një grup jopartiak që mbledh të gjithë studentët e pakënaqur me pushtetin aktual dhe situatën në Serbi.

Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, studentët kanë falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestat në qendër të kryeqytetit serb, shkruajnë mediat e huaja

banner

“Dëshirojmë t’ju falënderojmë të gjithë ju që erdhët dhe na mbështetët nga zemra. Ju faleminderit për përpjekjet tuaja në përcjelljen e informacioneve të rëndësishme dhe për shmangien e konflikteve… Së bashku ne ‘treguam se sa të guximshëm, dinjitoz dhe solidarë jemi. Qëndroni me ne – sapo kemi filluar’”, citohet të ketë thënë organizata.

Sipas mediave, tubimi i qytetarëve filloi në 16:00 në sheshin Slavija dhe përfundoi në orën 19:30 para Kuvendit të Serbisë.

Gjithashtu, sipas raportimeve, në protesta mund të shiheshin edhe pankarta të shumta, ndër të cilat ato me mbishkrimet “Duart e tua të përgjakura”, si dhe “Beogradi është përsëri bota”.

Siç dihet, kërkesat e studentëve ishin hapja e dokumente sekrete për ngjarjen tragjike në stacionin e trenit në Novi Sad, heqja e akuzave ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve në protesta, si dhe ngritja e kallëzimit penal ndaj sulmuesve të studentëve dhe profesorëve.

Protestat u mbështetën edhe nga shumë personalitete të famshëm, përfshirë aktorë dhe sportistë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy