46
Sot Njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta, njofton policia.
“Në stacion policor në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, shitja e paautorizuar e armëve dhe materialeve plasëse”, thuhet në njoftim.
“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi.