Më 23 dhjetor Partia Demokratike, do të mbajë protestën e radhës. Ajo do të jetë e ngjashme me protesën e fundit, ku drejtues dhe mbështetës të partisë do të vendosen në disa prej kryqëzimeve kryesore në Tiranë.
Protestat do të mbahen në rrugën pranë Bashkisë së kryeqytetit, në rreth-rrotullimin e “Zogut të Zi”, në sheshin “Willson”, “Pallati me Shigjeta”, dhe kryqëzimi i “Rrugës e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Në të gjitha këto vendndodhje, do të ketë drejtues të Partisë Demokratike, që do të udhëheqin protestuesit, të cilët me skenarin e planifikuar pritet të bllokojnë rrugët lidhëse. Për herë të parë pas një viti, do të jetë në krye të tubimeve edhe Sali Berisha