“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, Rama: E duan 90% e prindërve

by Nexhat

Pas vendimit të qeverisë për të ndaluar platformën TikTok për 1 vit në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme.

Ai thotë se vendimi u nxorr pas 1300 takimeve të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit pas vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli”.

banner

“Mirëmëngjes dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama ne facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy