33
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka folur për mbështetjen të cilën po e merr partia e udhëhequr nga ai, LDK, për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Nga 60,000 votues të regjistruar nga mërgata, Abdixhiku ka thënë se së paku 25,000 janë mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
‘’Sepse LDK është e vetmja alternativë e besueshme që ofron zhvillim, drejtësi dhe të ardhme të ndritur për qytetarët e Kosovës! Prandaj, besimi qytetar për ekipin tonë të fitores është në rritje! Prandaj, nga 60,000 votues të regjistruar në mërgatë, së paku 25,000 janë mbështetës të LDK-së’’.