AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga Shqipëria

by Nexhat

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) është në pritje të rezultatet e analizave për nivelin e prezencës së pesticideve mbi nivelet e lejuara në mandarinat e importuara nga Shqipëria. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi

Por se a është e përfshirë Kosova në lajmërimet e RASFF, nga AUV ditë më parë i kanë thënë portalit rtv21.tv se Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF dhe gjithashtu kjo masë është e vendosur me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura.

banner

“Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesorë të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve konsumator. Deri më tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte”, i ka thënë zëdhënësi i AUV-it portalit rtv21.tv ditë më parë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë javën e kaluar ka bërë të ditur se ka ndaluar hyrjen e mandarinave me origjinë nga Shqipëria

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy