“Giro d’Italia” muajin e ardhshëm në Shqipëri, Rama: Di t’i jap vetëm biçikletës

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama, Paolo Bellino, RCS Sport CEO dhe Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit, ishin sot të pranishëm në konferencën e prezantimit të garës çiklistike “Giro d’Italia Grande Partenza”, një pjesë e së cilës do të mbahet majin e ardhshëm në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nuk ka lënë pas as batutat, kur tha se ishte njeriu më adapt për të prezantuar eventin, pasi biçikleta është i vetmi mjet që di t’i japë.

banner

“Jam shqiptari më i duhur për të prezantuar këtë ngjarje të madhe sepse i vetmi mjet që di t’i jap është biçikleta. Dhe kjo nuk është shaka, nuk di ti jap makinës apo helikopterit.

I lumtur që për tre ditë do të kemi kaq shumë kampionë që janë miq në vendin tonë, dhe bota do flasë krahas tyre edhe për Shqipërinë që ka një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit. Shqipëria është një Itali e vogël, ndërsa tani jemi një Itali në anën tjetër të bregut që pret një event të tillë. Për ne është hera e parë shpresoj jo e fundit”, tha ai.

Edicioni i 108-të i garës zgjat nga 9-21 maji 2025 dhe pritet me padurim nga të apasionuarit e këtij sporti.

Sa i takon detajeve, gara do të mbahet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, sakaq numri në total i pjesëmarrësve, përfshirë garuesit dhe organizatorët, shkon diku tek 3 mijë persona. Kjo do të jetë një reklamë shumë e mirë për vendin tonë, që pret një eveniment kaq të rëndësishëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy