Manchester United thuhet se ka kontaktuar me yllin në pronësi të Napolit, Victor Osimhen, për të cili është vendosur çmimi prej 75 milionë euro për të ndërprerë huazimin e tij me Galatasarayn në janar.
Qendërsulmuesi u dërgua në huazim në Turqi në shtator, pasi mundësitë e verës te Chelsea dhe Arabia Saudite Pro League nuk u kompletuan.
Ai ka bërë një përshtypje të madhe te gjiganti turk, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë pesë asistime
Edhe pse ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij të vendosur në 90 milionë euro dhe që do të bjerë në 80 milionë euro në fund të sezonit, është raportuar se Napoli do të ishte i përgatitur ta linte atë të largohej në janar për 75 milionë euro
Mund të ketë gjithashtu një tarifë të veçantë që klubi blerës do t’i duhet të paguajë Galatasaray për ndërprerjen e parakohshme të huazimit.
Sipas ekspertit të transferimeve Sacha Tavolieri në Sky Sports, klubi më i fundit që ka vënë syrin te Osimhen është Manchester United.
Thuhet se ata tashmë kanë kontaktuar shoqëruesit e tij dhe ‘nuk do të ishte problem’ të pajtoheshin për kushtet personale me reprezentuesin nigerian.
Man Utd kanë ecuri të keqe në Ligën Premier dhe duan një qendërsulmues për trajnerin e ri Ruben Amorim, i cili i përshtatet më mirë stilit të tij të futbollit.
Pretendentët e tjerë të janarit për Osimhen mund të përfshijnë Paris Saint-Germain dhe Juventus