Komuniteti i Ambasadës Amerikane nderon ambasadorin Hovenier, për marrëdhëniet SHBA-Kosovë

by Nexhat

Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e pensionimit të tij.

Të premten që e lamë pas, ambasadori Hovenier u vlerësua për lidershipin, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë një karriere të gjatë e të suksesshme.

banner

Siç thuhet në njoftimin e ambasadës, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe në avancimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimeve euroatlantike.

“Të premten e kaluar, komuniteti i Ambasadës u bashkua për të nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier me rastin e daljes në pension të tij. Ambasada e SHBA-së i është mirënjohëse ambasadorit Hovenier për udhëheqjen, përkushtimin dhe shërbimin e tij gjatë gjithë karrierës së tij prej dekadash. Si ambasador, përpjekjet e tij kanë formësuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe kanë avancuar rrugën e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe integrimit euroatlantik. Faleminderit, Ambasador, për shërbimin tuaj të jashtëzakonshëm!”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy