Kryeziu: Të respektohen rekomandimet e ZRPPsë për certifikimin e Listes Serbe

by engel

Ismet Kryeziu nga Instuti Kosovar për Demokraci ka shtjelluar çështjen e moscertifikimit të Listës Serbe nga anëtarët e Vetëvendosjes, për çka tha se KQZ-ja duhet të marrë vendimet në bazë të rekomandimeve të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike e jo në qëndrimet të motivuara partiakisht.

”Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka rekomanduar certifikimin e këtij subjekti, duke konstatuar se ai i plotëson kriteret ligjore. KQZ-ja do duhej të mbështetet në këtë rekomandim dhe udhëzinet e ibstirucioneve tjera dhe të veprojë në përputhje me ligjin. Nuk duhet të ngatërrohen qëndrimet politike apo deklaratat individuale të anëtarëve të një partie me kriteret për certifikim. Nëse kjo praktikë do të zbatohej për të gjitha partitë, atëherë shumë prej tyre nuk do të duhej të certifikoheshin”, ka shkruar Kryeziu.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy