Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së Jeffrey Hovenier.

Maqedonci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës.

banner

Tutje ai e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij në Kosovë.

“Duke e dekoruar me Medaljen për Shërbim të Shquar e falënderova Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij për vendin tonë, si Ambasador i ShBA-së në Kosovë. Në një takim të përzemërt në mbyllje të mandatit të tij në Kosovë, me Ambasadorin Hovenier biseduam për bashkëpunimet aq të frytshme të Qeverisë së Kosovës me ShBA-në, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës, tradicionalisht dhe historikisht. Thank you Mr. Ambassador Jeffrey Hovenier!”, ka shkruar Maqedonci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy