Mbingarkesa i lë disa vende të Kosovës në terr

by Nexhat

Disa fshatra të Vitisë dhe të Drenasit raportohet se mbrëmë kanë mbetur pa energji elektrike.

Në lidhje me këtë çështje është deklaruar zëdhënësi për media nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Lulzim Krasniqi. Ai ka thënë se arsyeja e ndalimit të energjisë elektrike në disa vende të Kosovës ka qenë përshkak të konsumit të lartë.

banner

Krasniqi për portalin rtv21.tv ka thënë se kjo ndërprerje e energjisë elektrike nuk ka të bëjë me reduktime.

“Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord, që po shkon deri në 1500 MW/h, po shkaktohen ngarkesa në asetet elektroenergjetike të KEDS-it në disa vende në Kosovë. Rrjedhimisht, nuk bëhet fjalë për reduktime të energjisë elektrike ose ndalesa. Lusim qytetarët tanë që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, në mënyrë që të mos rrezikohen asetet. Kursimi maksimal i saj mundëson operim më të mirë të rrjetit dhe shërbim më efikas”, bën të ditur Krasniqi nga KEDS

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy