Ministri Vitia ka njoftuar se do të unifikohen çmimet e barnave, Kurti e shpërndan këtë njoftim në media sociale

by engel

Tash në fund të mandatit katër vjeçar, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është hapur udhë për çmimet e unifikuara të barnave, e sipas tij, nëpërmjet kësaj barnat do të kenë çmime të njëjta “kudo dhe më të ulëta sesa tani”.

Sipas Vitisë, disa barnave iu janë ulur çmimet 5 deri në 10 herë.
“Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale”, është shprehur ai.

banner

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.
“Edhe një lajm i mirë për qytetarët tanë. Duke filluar nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave do të jenë të unifikuara dhe më të ulëta kudo në vendin tonë. Disa barna do të jenë pesë herë e disa deri në 10 herë më të lira, ndërkohë ulje të ndjeshme në çmime do të ketë në mbi 2900 produkte medicinale. Urime e gëzofshi shëndet të plotë!”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy