Rëndohet pozita për Beqajn, SPAK pranon kërkesën për rikualifikimin e veprës penale

by Nexhat

Gjykata e Posaçme GJKKO kërkoi rëndimin e pozitës për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

Gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, i kërkoi Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të rikualifikonte akuzën për Ilir Beqajn, ish-zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

banner

Dy prokurorët e SPAK Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili e kanë pranuar kërkesën e gjyqtares paraprake për ndryshim të akuzës për Beqajn, Rrapajn dhe Rrjepajn dhe avokatët kanë kërkuar kohë deri në 9 janar për të bërë mbrojtjen

SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy