75
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se me anë të një bisede telofonike ka biseduar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov. Vuçiq ka thënë se e ka njoftuar Lavrovin për moscertifikimin e Listës Serbe në Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
Postimi i Vuçiq:
Bisedë shumë e mirë dhe domethënëse me ministrin. për punët e jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov.
- E njoftova ministrin Lavrov, si përfaqësues i vendit anëtar të OKB-së, se Prishtina, duke shkelur të gjitha aktet e së drejtës publike ndërkombëtare, po përpiqet që Listës Serbe të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
- Biseduam dhe shprehëm së bashku shqetësimin për situatën në BiH dhe Republikën Srpska dhe ramë dakord se respektimi i plotë i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit është mënyra më e mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.
- Tema e bisedimeve ishin sanksionet e paralajmëruara ndaj NIS dhe u organizua takimi i ekspertëve nga Serbia dhe Rusia, sapo të finalizohen sanksionet amerikane. Diskutuam edhe për të gjitha çështjet tjera të rëndësishme të bashkëpunimit tonë dypalësh, konfirmuam miqësinë mes vendeve tona dhe siguruam se me angazhimin tonë më të madh mund të rrisim shkëmbimet tregtare ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.