Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar programin e tij qeverisës.
Ai ka thënë se ky program është një angazhim për çdo qytetar. Hamza është shprehur se është koha për një qeveri që dëgjon dhe punon.
“Kosovën do ta bëjmë ma të mirë me punë të përbashkët dhe me votën tuaj më 9 shkurt. Programi im zgjedhor nuk është thjesht një plan, por është një angazhim për çdo qytetar, ku askush nuk përjashtohet dhe askush nuk harrohet. Është koha për një qeveri që dëgjon, punon dhe sjell rezultate. Për të gjithë, pa dallim”, ka shkruar Hamza.
Në programin prej 62 faqesh, Hamza ka listuar disa nga pikat, ku përfshihet, zhvillim i qëndrueshëm për të gjithë, një jetë me dinjitet për çdo familje, Furnizim i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji elektrike. Një qasje e re për sektorin minerar. Bujqësi e zhvilluar dhe inovative, arsim për të ardhmen, shëndetësia me pacientin në qendër, e administratë në shërbim të qytetarëve, reforma në drejtësi, zhvillimi i turizmit, sportit. Siguria është një nga pikat e planit të Hamzës “një Kosovë e fortë dhe e përgatitur për çdo sfidë”. Në politikën e Jashtme synohen njohje të reja, partneritet e zhvillim