Hysni Gucati përfundon dënimin, për këtë është njoftuar nga Dhomat e Gjykates Speciale

by engel

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj. Këtë e ka bërë të ditur vetë Gucati përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar edhe se për këtë ai është njoftuar nga Gjykata Speciale.

Në këtë postim ai ka thënë se sot është njoftuar nga Gjykata Speciale se e ka përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj burgim.

banner

Postimi i plotë:
Sot u njoftova nga Gjykata Speciale përmes avokatëve që kam përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj, dënim që ishte ulur nga 4 vite e 6 muaj, i tërë vendim ishte i padrejtë.

Gjatë këtyre 4 viteve nuk mund të isha pranë familjes dhe atdheut tonë të dashur Kosovës, gjatë qëndrimit në Hagë në Kosovë dhe në familje ndodhën një mori ngjarjes, ajo që me goditi më së shumti ishte vdekja e babes i cili ndërroi jetë sa isha në Hagë.

Gjatë qëndrimit në Hagë së bashku më shokët dhe bashkëluftëtaret i qëndruam pranë njëri tjetrit dhe secili nga ne treguam zotësi të vërtetë dhe qëndruam ballë lartë dhe krenar për veprat tona, asnjëherë nuk u dorëzuam, por liria ime nuk mund të jetë liri e plotë pa shokët, duke filluar nga Baca Jakup, Hashimi, Kadriu, Rexha Cali e Pjetri, të cilët janë të pafajshëm dhe i duhen më shumë se kurrë Kosovës sot.

Faleminderit gjithë atyre që më qëndruan pranë mua dhe familjes time gjatë kësaj periudhe.

Çdo herë do jem në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy